Joshua sfidon në Londër Franklin, i pranishëm do të jetë dhe boksieri kuqezi

Pasi mundi në Londër Bruno Igor Hong me knock out teknik, Jurgen Uldedaj rikthehet në ring pas gati dy muajsh. Boksieri kuqezi do të jetë i pranishëm në një natë magjike në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar.

Më datën 1 prill të ditës së shtunë, ish-kampioni i botës për pesha të rënda Anthony Joshua, do të sfidojë në ring kundërshtarin e tij Jermain Franklin. I pranishëm në mbrëmjen e The O2 në Londër, do të jetë dhe Jurgen Uldedaj.

Boksieri kuqezi rikthehet në kryeqytetin e Anglisë për herë të parë që nga 4 shkurti, në datën ku triumfoi ndaj Bruno Igor Hong. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Matchroom Boxing (@matchroomboxing)

Foto: daznboxing, Instagram