Josip Ilicic kthehet në fushë me gol, por shihni sa ka ndryshuar ish-lojtari i Atalantës

Dita e sotme ka qenë shumë e rëndësishme për Josip Ilicic, që është rikthyer të luajë në fushën e blertë me fanellën e Mariborit të tij.

I futur në lojë në minutën e 77-të të takimit në vend të Antolin, fantazisti slloven që më parë ka luajtur me Atalantën, Fiorentinën dhe Palermon në Serie A, u duk shumë larg formës së tij më të mirë fizike.

Gjithsesi klasi nuk zhduket dhe Ilicic la shenjën e tij në këtë takim, duke shënuar golin e fundit nga pika e bardhë e penalltisë në fitoren 5-1 të Mariborit kundër Muras. / Oversport.tv