Jota ka bindur drejtuesit e Liverpool, portugezi rinovon deri në vitin 2027

Klubi i Liverpoolit njofton se ka zgjatur kontratën e futbollistit Diogo Jota. Portugezi u bashkua me “të kuqtë” në vitin 2020 dhe kishte edhe 3 vite kontratë me klubin anglez.

Sulmuesi u paraqit shumë mirë sezonin e kaluar me fanellën e Liverpool, duke shënuar 21 gola në 55 ndeshje të luajtura. Klubi njofton se bëhet fjalë për një kontratë afatgjatë dhe bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë deri në vitin 2027.

“Jam krenar. Që kur kam ardhur jam ndjerë menjëherë i rëndësishëm. Tashmë kjo kontratë e gjatë tregon besimin që ka klubi tek unë”, ka deklaruar lojtari në faqen zyrtare të klubit. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC Twitter