Jovic tundohet nga projekti i Fiorentinës, mungon akordi me Realin

Luka Jovic ka pranuar ofertën e Fiorentinës dhe tashmë agjenti i tij Fali Ramadani po punon me klubin italian dhe Realin e Madridit për të gjetur një marrëveshje.

Sipas asaj që shkruan “AS”, sulmuesi serb ka pranuar me qejf që të luajë për një vit në Serie A, për të rigjetur formën më të mirë dhe për të dalë nga hija e Karim Benzema.

Në Firenze do të gjente një projekt serioz dhe garancinë për një fanellë titullari në sulmin e skuadrës së Italianos.

Tratativa nuk është e lehtë, sepse Fiorentina shpreson që madrilenët të paguajnë një pjesë të pagës së sulmuesit (fiton rreth 5 milionë në sezon) dhe po diskutohet dhe formula e huazimit. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook