“Ju tregoj kur do tërhiqem”, Szczesny i rikthehet problemit në ndeshjen ndaj Sportingut: Mendova se do të vdisja

Wojciech Szczesny rikthehet të flasë për episodin e 13 prillit të kaluar, kur gjatë ndeshjes së Europa League kundër Sporting Lisbonës, ai u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dhimbjeje të fortë që ndjeu në gjoks. Gardiani bardhezi tregoi momentet e tmerrit që përjetoi gjatë asaj ndeshjeje.

“Me të vërtetë mendova se do të vdisja, ishte shumë e frikshme. Pasi ia pasova topin njërit nga shokëve e skuadrës e ndjeva sikur zemra do të më shpërthente në gjoks. Gjatë një goditjeje këndi i thashë Milik se po ndihesha shumë keq, por kundërshtarët e kishin goditur tashmë topin. Dhimbja në gjoks ishte e tmerrshme dhe ende nuk e di saktësisht sot se çfarë ishte, ndoshta disa probleme me shpinën ose shtyllën kurrizore.”

Duke folur për Canal Plus sport Polonia, portieri i Juventusit foli më pas për Massimiliano Allegrin. “Ne jemi miq shumë të mirë, e respektoj sepse ai është i aftë të më thotë gjëra që askush tjetër nuk do t’i bënte. Pasi u transferova në Torino, ne kemi qenë gjithashtu miq shtëpie, kështu që unë do të thosha se ai është një mik i madh i imi.”

Në fund, Wojciech flet edhe për të ardhmen: “Tërheqja nga Kombëtarja polake është shumë afër, jam duke luajtur më shumë nga sa prisja. Do të ndalem kur të ndjej se nuk mund të jap 100% në fushë, por do të them këtë gjë vetëm kur të ndodhë sepse për momentin nuk kam asnjë dëshirë t’i jap lamtumirën futbollit”, tha ndër të tjera Wojciech Szczesny. /oversport.tv