Julian Alvarez? Flet zëvendës presidenti i River Plate: Duam të rinovojë  

Julian Alvarez mund të qëndrojë në Argjentine te River Plate. Sulmuesi që po shkëlqen me “milionerët” dhe kërkohet nga shumë klube në Europë mund të rinovojë kontratën me klubin ku aktivizohet aktualisht.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë zëvendës presidenti i River Plate, Ignacio Villarroel. Ai dha një intervistë në Argjentinë për Radio Colonia, ku foli mbi të ardhmen e Alvarez. Ai tha se dëshira e klubit është që sulmuesi të qëndrojë dhe të vazhdoj rritjen e tij për majat e futbollit.

“Unë do të doja që Julian Alvarez të qëndronte dhe të vazhdonte rrugëtimin me ne. Ajo që është e pabesueshme nuk është vetëm e tashmja e tij, por edhe zhvillimi i tij i ardhshëm në futboll. Ideja është të arrijë rinovimin dhe të qëndrojë këtu, edhe pse e dimë se ka klube evropiane me interesa të forta për të”, u shpreh Villarroel. /oversport.tv