Milani po përpiqet në këtë merkato vere të krijojë një ekip që përshtatet në skemat e Stefano Piolit. Në repartin e sulmit, njëri prej atyre që ka bërë valixhet gati është edhe braziliani Junior Messias.
Siç raporton “Calciomercat”, sulmuesi brazilian do të largohet nga kuqezinjtë këtë verë, por jo nga Serie A. Ekipi që sezonin e ardhshëm mund të përfitojë shërbimet e 32-vjeçarit, është Torino.
Milani është tashmë në bisedime me “granatat” për shitjen përfundimtare të Junior Messias. Shuma që do të përfitojnë kuqezinjtë nga shitja e brazilianit nuk është bërë ende e ditur, por kontaktet mes klubeve janë në zhvillim. /oversport.tv