Juric ndez derbin: Skuadra e qytetit është Torino

Do të drejtojë Torinon në derbin e tij të parë dhe tekniku Ivan Juric kërkon që të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive edhe në ndeshjen kundër Juventusit.

Në një intervistë të dhënë para kësaj sfide, trajneri i Torinos ka folur për gjendjen e skuadrës dhe rëndësinë e këtij takimi.

“Kemi përballë një kundërshtar me shumë vlera, që ka rigjetur shpirtin e duhur dhe rezultatet pozitive. Kohët e fundit kanë arritur rezultate shumë të mira.

Ne kemi një grup fantastik lojtarësh, me djem të rinj që duan të mësojnë. Jemi stërvitur maksimalisht për këtë sfidë, si gjithmonë.

Në qytet më duket se skuadra e qytetit është Torino, këtë ndjesi kam. Në Genova qyteti ishte i ndarë më dysh, ndërsa këtu është Torino skuadra që përfaqëson qytetin. Por unë jam i ri këtu dhe ndoshta duhet të mësoj ti shoh gjërat”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Torinos, Ivan Juric.