Juve bën merkato në Angli, në shënjestër Firmino dhe Gabriel

Ardhja e Darwin Nunez dhe Luis Diaz te Liverpool kanë kompromentuar pozitat e Roberto Firminos, që nuk e ka të sigurt një vend në sulmin e “të kuqve”. Braziliani mund të ndryshojë skuadër pas 7 viteve të kaluar në Liverpul dhe sipas “AS”, anglezët janë të gatshëm që të shesin lojtarin.

Një nga klubet e interesuara për Firminon është edhe Juventusi, që duhet të zëvendësojë largimet e Morata dhe Dybala në repartin e avancuar.

De Ligt kërkohet nga gjysma e Europës (Chelsea, Bayern dhe dy skuadrat e Mançesterit) dhe bardhezinjtë po mendojnë që tani për pasardhësin e holandezit. Pëlqehet shumë braziliani Gabriel i Arsenalit, por “topçinjtë” kërkojnë 40 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin. / Oversport.tv