Juventus ndryshe, Allegri: Bëjmë 6-7 lëvizje! Dybala? Nuk e di…

Masimiliano Allegri ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Juventus-Sampdoria, që do të transmetohet të dielën në 12:30 drejtpërdrejt në Oversport.

I pyetur nga gazetarët mbi mundësinë për të lënë pushim disa lojtarë, Allegri është shprehur qartë: “Kërkojmë të luajm mirë për të fituar ndeshjen e parë në shtëpi.

Më pas ne do të mendojmë për Chelsean, ku sigurisht që do të ketë ndryshime pasi duhet të rikuperojmë energji. Ka shumë lojtarë që kanë luajtur 6-7 ndeshje radhazi dhe nesër do të shohim çfarë mund të bëjmë”.


LEXO EDHE
Chiellini: Po kalojmë një moment të vështirë, por do të rikthemi


Përsa i përket kushteve ku Dybala, Rabiot dhe Chiesa ndodhen, trajneri nga Livorno ka sqaruar situatën.

“Dybala nuk e di nëse do të pushojë. Rabiot është i sigurt që nuk do të luajë pasi ai nuk është thirrur për shkak të një goditjeje që ka marrë në kyçin e këmbës. Chiesa është mirë, të gjithë janë mirë. Nesër do të shohim ku do ta vendosim, gjithashtu do të jemi në gjendje të provojmë diçka gjatë zhvillimit të ndeshjes “.

Përsa i përket sulmit, stoli juventin nuk është ende i qartë: “Ne e kemi Moise Kean dhe Moratën. Nesër në mëngjes do të vendos se cili nga të dy do të luajë”.

Allegri foli edhe për hyrjet e reja në formacionin e “Zonjës së Vjetër”, duke konfirmuar Perin në vend të Szczesny.

“Perin do të luaj, të tjerët do ti shohim më vonë. Gjithshtu luan edhe Bonuçi dhe kjo është diçka e rëndësishme”, përfundoi fjalën e tij Allegri. /oversport.tv