Juventus, dëmtohet sulmuesi i ri Brazilian Kaio Jorge. Dëmtim muskular, do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 1 muaj

Pas vizitave mjekësore është zbuluar një dëmtim në kofshën e majtë. Lojtari do të zhvillojë një kontroll të dytë për 10 ditë.

Probleme që në fillim të javës për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri. Gjatë stërvitjes së paradites (stërvitje shtrydhëse për lojtarët që morën pjesë në ndeshje, ndërsa për të tjerët stërvitje me intensitet të lartë) u dëmtua Kaio Jorge, për lojtarin një problem muskular: do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 1 muaj.

Dëmtimi- Sulmuesi brazilian i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në qëndrën mjekësore J-Medical, që kanë zbuluar një dëmtim në kofshën e majtë. Lojtari do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përsëri brënda 10 ditëve, që të krijohet një ide më e qartë për kohën e rikuperimit. Jorge mendohet që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një periudhë kohore midis 3-5 javë. Në këtë mënyrë shtyhet debutimi me fanellën e Juventusit për talentin brazilian.