Juventus dhe Fiorentina fitojnë në transfertë dhe kualifikohen në çerekfinale

Juventusi fiton 2-0 në Gjermani përballë Freiburg dhe kualifikohet mes tetë skuadrave më të mira të Europa League. Vlahovic zhbllokon sfidën nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës së parë, ndërsa Chiesa shënon golin e dytë në kohën shtesë. Bardhezinjtë mposhtin Freiburg edhe në ndeshjen e kthimit dhe kualifikohen në çerekfinale.

Feyenoord mposht me rezultatin e thellë 7-1 Shakhtar Donetskun dhe kualifikohet në çerekfinale. Nuk gabon Manchester United që fiton edhe në Spanjë përballë Betisit dhe vazhdon rrugëtimin në Europa League.

Sevilla mposhtet 1-0 në Stamboll nga Fenerbahce, por kualifikohet në çerekfinale falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë.

Fiorentina kualifikohet në çerekfinalet e Conference League pasi fiton edhe në transfertë përballë Sivasspor. Turqit kalojnë të parët në avantazh, por italianët përmbysin gjithçka duke shënuar poker golash. Kualifikohet më tej edhe Lech Poznan që fiton 3-0 në transfertë përballë Djurgarden. /Oversport.tv