Pasardhësi i Alex Sandros tek Juventusi me shumë gjasa do të vijë nga Empoli. Në krye të listës së “zonjës së vjetër” është Fabiano Parisi, i cili ndiqet prej kohësh nga bardhezinjtë.
Për interesimin e Juventusit për talentin 22-vjeçar ka folur vetë presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi. “Parisi luan për Empolin dhe nëse qëndron këtu do të bëhet kapiteni ynë”, tha presidenti i klubit për mbrojtësin e majtë.
Siç raporton “Calciomercato”, ditën e nesërme është planifikuar një takim mes klubeve për të arritur një marrëveshje. Ideja e Juventusit është që të shpenzojë një shumë prej 6-7 milionë euro për Parisin. /oversport.tv
Foto: Empoli FC , Facebook