Juventus humbet garën me Fiorentinën, talenti italian transferohet në Firence

Fiorentina është pranë finalizimit të një transferimi të rëndësishëm në këtë merkato vere. Fabiano Parisi i cili ishte një nga objektivat e Juventusit, pritet që shumë shpejt të bëhet lojtari më i ri në Firence.

Kjo është bërë e ditur nga vetë presidenti i klubit të Empolit, Fabrizio Corsi. “Pas tre vitesh, ne jemi gati t’i japim Parisit atë që dëshiron dhe ta lejojmë atë të luajë për një klub ambicioz.

Tashmë ne po presim vetëm një ofertë të përshtatshme nga Fiorentina”, u shpreh presidenti i Empolit. Sezonin e kaluar në Serie A, Parisi arriti të realizojë 2 gola dhe dy asiste në 33 paraqitje me skuadrën e tij. /oversport.tv