Juventus “i fiksuar” me ish-at e rivalëve, bardhezinjtë pranë lojtarit të Barcelonës

Menjëherë pas konfirmimit në detyrë si drejtor sportiv te Juventusi, Cristiano Giuntoli do të fillojë të pastrojë ekipin. Lojtarët që pritet të ndëpresin kontratën me bardhezinjtë janë McKennie, Zakaria dhe Arthur Melo.

Me largimin thuajse të sigurt nga ekipi, “zonja e vjetër” tashmë është hedhur në sulm për një mesfushor. Në skenë për të përforcuar këtë repart ka dalë emri i Franck Kessie të Barcelonës.

Sipas mediave italiane, Juventusi është i gatshëm të transferojë mesfushorin në Torino me një huazim me të drejtë blerjeje. Kessie është ende i pavendosur për të ardhmen e tij dhe në ditët në vijim priten zhvillime të tjera. /oversport.tv