Juventus në kërkim të mesfushorit, gati dy alternativa

Juventusi është hedhur në kërkim të një mesfushori për ta afruar në ekip. Sipas mediave italiane drejtuesit e “Zonjës së vjetër” nuk e konsiderojnë të plotësuar repartin e mesfushës dhe për këtë arsye ata po shqyrtojnë opsione të reja për ekipin e Allegrit.

Sipas Tuttosport, emri më i përfolur për ta është Aurelien Tchouamen. Mesfushori i Monaco shihet si një lojtar ideal për trajnerin Allegri. Kështu, ata kanë filluar sondazhet e para për të afruar francezin në Torino.

Megjithatë lojtari i Monaco nuk është opsioni i vetëm për drejtuesit Juventin. Së fundmi ka dalë në dritë edhe emri i Axel Witsel. Belgut i përfunon kontrata me Borussia Dortmund në vitin 2022. Për klubin e Juventus, Witsel nuk konsiderohet si një investim pasi ai do të vinte në Torino vetëm me parametra zero. / oversport.tv