Juventus në kërkim të zëvendësuesit të Di Marias, në skenë sulmuesi i Bologna

Me shumë gjasa, Angel Di Maria do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Bardhezinjtë tashmë do të futen në merkato për një sulmues të ngjashëm me karakteristikat e kampionit të Botës.

Sipas “Tuttosport”, një nga sulmuesit që i përngjan Di Marias, është Ricardo Orsolini i Bolognas. Bardhezinjtë po shqyrtojnë mundësinë për të rikthyer 26-vjeçarin sërish në Torino, me këtë të fundit që nuk e veshi kurrë fanellën e Juventusit pasi ishte larguar në huazim.

Fillimisht, “zonja e vjetër” do të duhet të mposhtë konkurrencën e klubeve si Torino, Lazio dhe Fiorentina që interesohen për shërbimet e 7-shit të Bolognas.

Këtë sezon në Serie A, Orsolini ka pasur paraqitje mjaft të mira me ekipin e Thiago Mottas. Në 31 paraqitje, sulmuesi italian ka arritur të shënojë 11 gola dhe të asistojë katër herë. /oversport.tv

Foto: Bologna Fc 1909, Facebook