Juvetus ka arritur të fitoj në frymën e fundit derbin e Torinos 1-0. Goli i Locatellit në fundit e ndeshjes i dha tre pikët bardhezinjve duke arritur kështu fitoren e katërt rresht.
Ndeshja ishte kryesisht e balancuar me Juventus dhe Torino që patën shumë raste për të zhbllokuar rezultatin, por vetëm Locatelli arriti të çonte topin në rrjetë. Goditja në kufijtë e zonës arriti të mposhte portierin Milinkovic Savic, duke i dhënë kështu edhe 3 pikët ekipit të Allegrit.
Pas golit Zonja e Vjetër pati edhe një mundësi tjetër goli me Kulusevski, por ishte vetëm shtylla mundi ta ndalte suedezin.
Kështu Juventus duket se ka filluar ringritjen pas atij fillimi të dobët të sezonit, duke grumbulluar 9 pikë në 3 ndeshjet e fundit në Serie A. / oversport.tv