Juventusi arrin të rikthehet te fitorja në Serie A pas 4 javësh duke mundur Salernitanën me rezultatin 3-o në transfertë. Kjo sfidë u transmetua live në Oversport dhe Tibo.
Bardhezinjtë filluan një ndeshje mjaft të mirë në transfertë, të cilët prishën ekuilibrat e këtij takimi. Dusan Vlahovic arriti të shënojë golin e parë që nga tetori nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar Juventusin në avantazh.
Sulmuesi serb rrezikoi dhe dy herë të tjera portën e Ochoas, por tentativat e tij kaluan shumë pranë kuadratit. Drejt përfundimit të pjesës së parë, Juventusi dyfishoi shifrat e këtij takimi me një tjetër serb, Filip Kostic. Nga një rrëmujë në zonë, 30-vjeçari arriti të shtynte topin dhe të mbyllte fraksionin e parë me shifrat 2-0.
Dusan Vlahovic u bë sërish protagonist për Juventusin, i cili arriti të hipotekonte këtë fitore duke shënuar vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë. Bardhezinjtë patën mundësi të shënonin dhe dy herë të tjera përballë Salernitanës me Di Maria dhe Kean, por tentative e tyre u ndalën nga shtylla dhe traversa.
Me fitoren e arritur sot, Juventusi ngjitet në vendin e 10-të të Serie A me 26 pikë të grumbulluara. Nga ana tjetër një situatë jo e mirë për Salernitanën që gjendet në vendin e 16-të dhe 7 pikë larg zonës së ftohtë. /oversport.tv
Foto: JuventusFC, Twitter