Juventus nuk ndalet në merkato, ofron 22 milionë euro për yllin e Liverpool

Juventusi mund të bëjë një tjetër afrim të bujshëm në merkaton e verës. Pas afrimit të Paul Pogba dhe Angel Di Maria, drejtuesit bardhezi janë pranë afrimit të një tjetër lojtari.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Liverpool, Bobby Firmino. Kontrata e sulmuesit brazilian skadon në vitin 2023 dhe Liverpool nuk dëshiron ta humbasë me parametër zero.

Për rrjedhojë, nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi që është në kërkim të një tjetër sulmuesi. Bardhezinjtë kanë ofruar 22 milionë euro për kartonin e tij. Firmino është konsideruar si alternativa e Alvaro Moratës pasi tratativat me këtë të fundit janë vështirësuar shumë. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook