Federico Chiesa do të mungojë edhe në sfidën e nesërme në Ligën e Kampioneve që Juventusi do të luajë kundër Malmos. Mesfushori bardhezi nuk është grumbulluar nga tekniku Allegri për këtë takim.
Drejt Suedisë nuk do të udhëtojnë as Bernardeschi, Arthur, Pellegrini dhe Kaio Jorge. Rikthehen në listën e të grumbulluarve, lojtarët amerikono-jugorë që munguan në sfidën kundër Napolit.
Ja dhe lista e plotë e Juventusit për transfertën kundër Malmos:
Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Perin.
Mbrojtës: De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Danilo, Cuadrado, Alex Sandro, Bonucci, Rugani.
Mesfushorë: Ramsey, McKennie, Rabiot, Locatelli, Bentancur, Kulusevski.
Sulmues: Morata, Dybala, Kean.