Mesfushori uellsian, Ramsey ka pësuar ditën e djeshme një dëmtim muskular që do ta lërë jashtë fushave të lojës për disa javë. Uellsiani ndërkohë ka refuzuar çdo ofertë të mbërritur drejt tij në selinë e klubit bardhezi. Një seri “Jo ,Faleminderit” kanë karakterizuar verën e mesfushorit të Juventusit , duke bllokuar kështu çdo lloj blerje tjetër të Juventusit për repartin e mesfushës. Për këtë arsye është bllokuar dhe rikthimi i mesfushorit boshnjak Miralem Pjaniç te skuadra e Juventusit.
