Juventusi bëhet si qendër spitalore, dëmtohet edhe Juan Cuadrado

Juventusi nuk do të ketë në ndeshjen kundër Sassuolo as mbrojtësin Juan Cuadrado, i cili nuk ka udhëtuar për këtë transfertë për shkak dëmtimi.

Në stërvitjen e fundit ai ka pasur një problem muskulor dhe trajneri Massimiliano Allegri është detyruar ta lërë në Torino.

Ditën e nesërme ai pritet të kryejë vizitat mjekësore për të mësuar kohën e rikuperimit. Cuadrado i shtohet listës së gjatë të të dëmtuarve me emra si: Federico Chiesa, Arthur Melo, Manuel Locatelli, Kaio Jorge, Ëeston McKennie, Federico Chiesa dhe Marley Ake. / oversport.tv