Juventusi dominon Bolognan dhe rikthehet te suksesi në kampionat

Periudha e pushimit duket se i ka shërbyer Juventusit, që rikthehet te fitorja në kampionat, pasi mposht pastër 3-0 Bolognan në “Allianz Stadium”.

Bardhezinjtë dominojnë takimin dhe i afrohen golit me McKennie, por sfida zhbllokohet nga Kostic. Skorupski i mohon golin e dytë Milik në pjesën e parë. E njëjta tablo shfaqet edhe në pjesën e dytë. Vendasit zotërojnë fushën dhe shënojnë edhe dy gola të tjerë me Vlahovic dhe Milik.

Të dy sulmuesit kanë mundësinë të shënojnë sërish, por portieri dhe shtylla u mohojnë golin e katërt të mbrëmjes. Pas këtij suksesi Juventusi ngjitet në kuotën e 13 pikëve, ndërkohë që Bologna mbetet në kuotën e 6 pikëve. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC Twitter