Te Juventusi ka nisur fushata për të sistemuar ekipin aktual dhe për të rregulluar atë më shumë në të ardhmen. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, zëvendës presidenti i Juventusit është takuar me Mino Raiola dhe agjentin e Paulo Dybala, Jorge Antun.
Kamerat kanë kapur Nedved fillimisht duke ngrënë darkë me Mino Raiolan dhe mendohet se është folur për të ardhmen e tre lojtarëve të Juventusit. Bëhet fjalë për Moise Kean, Matthijs de Ligt dhe Luca Pellegrini.
Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme për momentin është takimi me agjentin e Dybala. Gjithmonë sipas La Gazzetta dello Sport, të dyja palët janë shumë pranë rinovimit dhe janë në fazën e finalizimit të kontratës së re. Ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re prej 8 milionë eurosh në vit deri në vitin 2026, me 2 milionë euro të tjera në formë bonusesh. /oversport.tv
Nedved e Raiola a cena insieme a Torino: i nomi di mercato sul tavolo https://t.co/5zhMjZSZo7
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) December 13, 2021