Juventusi ka marrë fitoren e parë në kampionat pas pesë javësh. Bardhezinjtë nuk e patën fort të lehtë, pasi Spezia i kaloi në epërsi dhe më pas triumfuan 3-2. Një tjetër takim që u luajt sot ishte Salernitana-Verona, që përfundoi në barazim 2-2.
Juventusi i tregoi dhëmbët në fillim, me Kean që iu afrua golit që në minutën e shtatë. Më pas rrezikoi edhe De Ligt, i cili goditi pak mbi tra pas një rrëmuje në zonë. Kean e zhbllokoi ndeshjen me një goditje në hyrje të zonës.
LEXO EDHE
Milani likuidon Venezian dhe i përgjigjet Interit, Empoli kthen në origjinë Cagliarin
Pesë minuta zgjati epërsia e Juventusit, pasi Gyasi realizoi një perlë. Ekipi i allegrit u mundua të rikthente epërsinë, por Dybala më pas gjuajti mbi tra dhe 45 minutat e para u mbyllën 1-1.
E dyta nisi me gol të Spezia, që me Antiste shënoi pas katër minutash. Në asnjë mënyrë Juventusi nuk mund ta pranonte rezultatin dhe Kean dhe Mckeniie iu afrun shumë golit të barazimit. Nga ana tjetër vendasit mund të shënonin edhe golin e tretë.
Antiste goditi drejt portës, por topi u largua nga një prej mbrojtësve të Juventusit pranë vijës fatale. Federico Chiesa ishte ai që bëri diferencën dhe shënoi golin e barazimit, kurse atë të fitores De Ligt me një goditje të saktë brenda zone.
Spezia pesë minuta nga fundi mund të barazonte me Maggiore, por nuk ia doli dot dhe pësoi një tjetër humbje në kampionat.
NDESHJA TJETËR – Hellas Verona, pas fitores kundër Romës, ka ngecur këtë herë ndaj Salernitana, ekipit të vetëm që nuk kishte marrë një pikë në Serie A deri më tani.
Ky duel përfundoi me rezultatin 2-2 dhe skuadra e drejtuar nga Igor Tudor bëri gjithçka mirë në 30 minutat e para të ndeshjes, kur Nikola Kalinic e çoi topin dy herë në rrjetë.
Gondo u kundërpërgjigj në shtesën e pjesës së parë, duke i ngushtuar shifrat. Në pjesën e dytë Coulibaly ia doli të shënonte golin e barazimit dhe Salernitana mori pikën e parë pas pesë javësh.
SERIE A – JAVA 5
Spezia-Juventus 2-3
Shënues: Gyasi 33’, Antiste 49’ / Kean 28’, Chiesa 66’, de Ligt 72’
Salernitana-Hellas Verona 1-2
Shënues: Gondo 45+2’, Coulibaly 76’ / Kalinic 7’, 29’
/ oversport.tv