Juventusi fiton me vuajtje në Rusi, Chelsea luan poker me Malmon  

Juventusi dhe Chelsea kanë bërë detyrën në Grupin H. Juventusi mposhti Zenitin me rezultatin 1-0, ndërkohë që Anglezët luajtën poker kundër Malmos duke i mundur me rezultatin 4-0.

Juventus pati një fitore të vonë ndaj Zenitit. Italianët vuajtën jo pak në fushën ruse edhe pse patën shumë raste të mira shënimi. Goli erdhi vetëm pak minuta nga përfundimi i takimit me Kulusevskin  që shënoi një gol me kokë pas krosimit të De Sciglio duke e vulosur takimin në 1-0.

Ndërkohë,  te Chelsea, festën e nisi Andreas Christensen që shfrytëzoi një krosim të mirë nga Thiago Silva. Dyfishimi i rezultatit erdhi falë një penalltia të shfrytëzuar mjaft mirë nga italiani Jorghino. Nuk mund të mungonte në këtë listë edhe Kai Havertz. Heroi i finales së vjetshme shënoi golin e tretë që u pasua nga Jorginho, përsëri me 11-metërsh.

Kështu, Juventus mban kryesimin e grupit me pikë të plota i ndjekur nga Chelsea me tre më pak. /oversport.tv

 

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

ZENIT 0-1 JUVENTUS

Shënues: Kulusevski 86’

CHELSEA 4-0 MALMO

Shënues: Christensen 9’, Jorginho 21’ (pen) 57’ (pen), Havertz 48’