Juventusi fiton pa shkëlqim, kundër Spezias mjaft Alvaro Morata

Nuk ka nevojë për shkëlqin për të marrë tre pikët. Juventusi di ta bëjë më së miri këtë gje dhe këtë herë preja e radhës është Spezia. Të besuarit e Allegrit mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Spezian në një sfidë ku mjaftoi vetëm goli i Moratës

Nuk ishte një ndeshje plot shkëlqim kjo për të dyja ekipet me Juventusin që u tregua më e qartë në aksionet që pati. “Zonja” e gjeti rrugën e rrjetës me Moratën në minutën e 21.

Një kombinim i mirë midis treshes Vlahovic-Locatelli-Morata nxorri këtë të fundit të vetëm përballë portierit. Sulmuesi spanjoll e çoi topin në cepin e portës duke e bërë të pavlefshëm reagimin e Provedel.

Më pas ishte sërish Juventusi që u përpoq të dyfishonte gjithçka, këtë herë me Cuadradon. Megjithatë, përpjekja e këtij të fundit ishte e pasuksesshme duke e lënë të pandryshuar rezultatin.

Në pjesën e dytë, Spezia kërkoi të surprizonte me anë të Kevin Agudelo, por Szczesny ishte i vëmendshëm duke mos e lejuar topin të shkojë në rrjetë. Spezia do të rrezikonte sërish me anë të Aguedelos, këtë herë i vetëm përballë portierit bardhezi, por ky i fundit edhe njëherë bëri heroin duke e lënë rrjetën e tij të paprekur.

Nuk munguan as polemikat në këtë takim me Spezian që kërkoi edhe një 11-metërsh në minutën e 85-të. Megjithatë, pas konsultimit me sistemin VAR, arbitri e konsideroi gjithçka si të rregullt.

Juventus megjithatë pati edhe shansin e artë në fundin e takimit për të dyfishuar gjithçka me autorin e golit të parë Morata. Megjithatë, spanjolli nuk shfrytëzoi një rast me portën e boshatisur.

Kështu, mjaftoi goli i Moratas që Juventusi të merrte tre pikë të vuajtura, por me vlerë nga ky takim. “Zonja e Vjetër” ngjitet tashmë në kuotën e 53 pikëve, vetëm pesë pikë larg kreut që aktualisht po mbahet nga Interi.

Nga ana tjetër humbja e katërt në radhë për Spezian që qëndron në vendin e 16-të në kuotën e 26 pikëve. /oversport.tv

SERIE A – Java 28