Juventusi kërkon mesfushorin e Interit, Marotta i përgjigjet qartë

Juventusi po kërkon me ngulm një mesfushor për merkaton e janarit. Sipas mediave italiane, një nga alternativat është edhe mesfushori i Interit, Matias Vecino.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Sipas La Repubblica, Juventusi i ka kërkuar drejtuesve të Interit informacion mbi uruguaianin. Ata kishin menduar të bënin një ofertë për të duke marrë parasysh edhe dëshirën e mesfushorit për t’u larguar.

Megjithatë, Zonja e Vjetër është kundërshtuar menjëherë nga Beppe Marotta. Një përgjigje e qartë nga drejtuesit zikaltër që kanë thënë gjithashtu se nuk dëshirojnë në asnjë mënyrë të përforcojnë ekipet që i konsiderojnë si rival të drejtpërdrejtë. /oversport.tv