Juventusi kërkon një mbrojtës krahu, gati oferta për lojtarin e Atalantës

Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për merkaton e dimrit. Bardhezinjtë duket se i ka bindur danezi Joakim Maehle i cili ka treguar cilësitë e tij të mira me Atalantën dhe me kombëtaren e Danimarkës.

Siç raporton dhe e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” drejtuesit e klubit bardhezi po mendojnë të marrin lojtarin në huazim me të drejtë blerje në janar. Atalanta do ishte e gatshme ta lërë të lirë Maehle për një shumë 12 deri në 15 milionë euro. Juventusi e pëlqen danezin për faktin se mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe i majtë, po ashtu si mesfushor krahu.

Maehle e shfaqi formën e tij më të mirë sezonin e kaluar në Euro 2020. Ky i fundit arriti të shkonte deri në gjysmëfinalet e europianit me Danimarkën. Atalanta firmosi me 25-vjeçarin dy vite më parë, të cilin e mori nga Genk për shumën e 13 milionë euro. /oversport.tv

Foto: Atalanta Bergamasca Calcio, Facebook