Juventusi kërkon të forcojë mbrojtjen, del në skenë lojtari i Manchester United

Merkato e janarit është vetëm pak ditë larg dhe te Juventusi po mendojnë për t’i vënë në dispozicion Allegrit një skuadër edhe më të fortë. Për këtë arsye, drejtuesit bardhezinj kanë caktuar edhe rolet ku duhet të investojnë për të forcuar ekipin.

Kështu, përveç mesfushës, Max Allegri ka kërkuar gjithashtu edhe një mbrojtës dhe për momentin emri i parë në listë është ai i Diogo Dalot. Ky i fundit është pjesë e Manchester United, por është i hapur për një rikthim në Serie A, ku më parë është aktivizuar me Milanin.

Mbrojtësi portugez është objektivi kryesor i “Zonjës së Vjetër” për krahët e mbrojtjes, ndërsa alternativat e tij vijnë nga Atalanta. Maehle dhe Hateboer janë dy emrat e tjerë që Allegri ka kërkuar në rast se dështon operacioni për të sjellë në Torino Diogo Dalot. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook