Juventusi larg Tchouameni, e ardhmja e francezit është në Premier League

Shanset që Aurelien Tchouameni të shkojë te Juventusi janë gjithmonë e më të ulëta. Zonja e Vjetër ka humbur shumë terren në garën për mesfushorin francez të merkatos dhe mesa duket ai do të shkojë në një ekip tjetër.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, e ardhmja e francezit lidhet me Premier League. Chelsea qëndron në “pole position” për mesfushorin e Monacos pasi ka ofruar plot 60 milionë euro. Drejtuesit londinezë kanë ofruar një shifër që është shumë larg asaj të Zonjës së Vjetër.

Ndërkohë, blutë e Londrës kanë nisur të shqetësohen vetëm nga konkurrenca ishullore. Pas Tchouameni janë edhe miliarderët e Newcastle. Për mos u neglizhuar është edhe konkurrenca e Liverpool dhe Tottenham. /oversport.tv