Juventusi mbush arkat, 3 klube të gatshme të paguajnë 20 milionë për mesfushorin

Juventus po fillon të arkëtojë para nga shitja e lojtarëve. Denis Zakaria është shumë pranë largimit nga Torino shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Mesfushori zviceran pritet që të largohet nga klubi bardhezi këtë javë. Drejtuesit e klubit italian kanë arritur marrëveshjen me tre klube për shitjen e lojtarit.

Monaco, Leizig dhe West Ham janë të gatshme të paguajnë 20 milionë euro për mesfushorin dhe tani i takon Zakarias të zgjedhë se kush është destinacioni më i përshtatshëm për të vazhduar karrierën. / Oversport.tv