Juventusi me plan të qartë, piketon objektivin kryesor në merkato

Aurelien Tchouameni, ky është objektivi kryesor që Juventusi ka për verën e ardhshme. Mesfushori qendror i Monaco u tentua edhe tani.

Gjithsesi, që të kryhej transferimi Juventusi duhet të shiste amerikanin Weston Mckennie. Kjo lëvizje nuk u bë dhe Tchouameni do tentohet sërish.

Mesfushori është pjesë e kombëtares së Francës dhe është vetëm 21 vjeç. Aktualisht ai vlerësohet me 30 milion euro. / oversport.tv