Juventusi merr frymë lirisht, dëmtime të lehta për Dybala dhe Bentancur

Juventusi mund të marrë frymë lirisht, pasi Paulo Dybala dhe Rodrigo Bentancur nuk kanë pësuar dëmtime të rënda në ndeshjet me kombëtare respektive.

Gjatë ditës së djeshme nga Amerika Latine erdhën lajme shqetësuese për skuadrën bardhezi, sepse flitej se Dybala, që u zëvendësua në ndeshjen mes Argjentinës dhe Uruguait kishte pësuar një dëmtim muskulor.

I njëjti diskutim edhe për Bentancur, që doli i dëmtuar nga fusha në të njëjtën ndeshje. Kontrollet e kryera pas ndeshjes qetësojnë Juventusin, pasi për argjentinasin nuk ka tërheqje, por thjesht shenja lodhjeje, ndërsa edhe dëmtimi i uruguaianit është më i lehtë seç u mendua.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, të dy lojtarët vazhdojnë të qëndrojnë në grumbullimet e skuadrave respektive dhe janë të gatshëm për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Argjentinës dhe Uruguait. / Oversport.tv