Juventusi mposht Lazion në Olimpico, supersfida vuloset nga Bonucci  

Juventusi ka arritur të marrë tre pikë shumë të vlefshme në transfertën e vështirë të kryeqytetit ndaj Lazios. Ekipi i Allegrit zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në transfertë ku shfrytëzoi në maksimum rastet që ju dhanë.

Ishte Lazio ajo që pati më shumë kontrollin e topit, por pa mundur dot të çonte topin në rrjetë. Ishte Bonuçi ai që realizoi dy herë këtë takim, në të dyja rastet me 11-metërsh. Ndërhyrja e Danilo Cataldit në zonë u konsiderua si e rregullt fillimisht për gjyqtarin, por ishte sistemi VAR ai që ktheu gjithçka. Më pas edhe vetë arbitri në konsultim me sistemin vendosi 11-metërsh.

Ndërkohë, goli i dytë i Juventusit erdhi në një nga momentet më të mira të Lazios. Ekipi i Sarrit iu afrua golit me anë të Vedat Muriqit, por në kundërsulmin e radhës një ndërhyrje e gabuar e Reinas akordoi edhe penalltinë e dytë që u realizuar po nga Bonucci.

Kështu, Juventusi duket se po rimëkëmbet nga starti i keq i sezonit dhe është ngjitur në vendin e gjashtë të renditjes me pikë të barabarta me Lazion.

SERIE A – JAVA E 13-TË
LAZIO-JUVENTUS 0-2
Shënues:
Bonucci (pen) 23’, (pen) 83’