Juventusi nuk dorëzohet, luftë me Milanin për Nicolo Zaniolo

Juventusi nuk dorëzohet për Nicolo Zaniolo. Edhe pse ky i fundit është lidhur ngushtë me një transferim te Milani, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po e monitorojnë ngushtë situatën e talentit italian dhe janë gati të paraqesin një ofertë te Roma.

Sipas mediave italiane, Juventusi është ende në pritje të një përgjigjeje nga Angel Di Maria, por nga ana tjetër nuk dëshiron të humbasë terren në luftën për Zaniolo. Bardhezinjtë po kërkojnë që Roma të ulë pretendimet që ka për kartonin e sulmuesit.

Kështu, kryeqytetasit kërkojnë 60 milionë euro për të lënë të lirë Zaniolon, një shifër që nuk po suportohet as nga Juventusi dhe as nga Milani për momentin. Megjithatë, ajo që konsiderohet si e sigurt nga mediat italiane është se Juventusi nuk është dorëzuar ende dhe po lufton për Nicolo Zaniolon. /oversport.tv