Juventusi nuk heq dorë nga Zaniolo, i bën një ofertë interesante Galatasarayit

Juventusi nuk heq dorë nga Nicolò Zaniolo. Pas tentativave të bëra gjatë kohës që lojtari vishte fanellën e Romës, bardhezinjtë provojnë sërish të bëjnë të vetin lojtarin, që tashmë luan në radhët e Galatasaray.

Sipas “Sabah Spor”, Juventusi i ka paraqitur një ofertë zyrtare klubit turk për Nicolò Zaniolon. Ish-lojtari i Romës ka një klauzolë, që e lë të largohet nëse paguhen 35 milionë euro, por bardhezinjtë synojnë të ulin vlerën e kartonit.

Për të arritur këtë qëllim i kanë ofruar Galatasaray kartonin e Weston McKennie, që sapo mbylli një eksperiencë në Premier League. Turqit po vlerësojnë ofertën dhe akoma nuk kanë kthyer një përgjigje. / Oversport.tv