Juventusi kualifikohet në turin tjetër të Champions League, pasi ka mposhtur me rezultatin 4-2 rusët e Zenit në Torino. Kapiteni Dybala ishte autor i dy golave, duke i dhënë epërsinë dy herë bardhezinjve, ndërsa për miqtë kishte barazuar përkohësisht Bonucci, autor i një autogoli.
Chiesa e Morata shënuan edhe dy gola të tjerë për skuadrën e Max Allegri, që pësoi në minutat shtesë edhe një gol tjetër. Juventusi mori fitoren e katërt në katër ndeshje, e ndjekur nga Chelsea me tre pikë më pak që gjithashtu është një hap larg kualifikimit.
Mëkat ajo që ka ndodhur me Atalantën e Gasperinit, që në dy raste është barazuar në shtesa nga Cristiano Ronaldo. Ekipi i Seria A barazoi 2-2 me Manchester United, me protagonistë Ilicic dhe Zapata që e dërguan topin në rrjetë.
Ronaldo për “Djajtë” nuk fali, duke shënuar dy gola që e mbajnë United në krye së bashku me Villareal (7 pikë). Nëndetësja e verdhë nuk fali kundër Young Boys, duke fituar me rezultatin 2-0.
CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
GRUPI F
Atalanta-Manchester United 2-2
Shënues: Ilicic 12’, Zapata 58’ / Ronaldo 45+1’, 92’
Villareal-Young Boys 2-0
Shënues: Capoue 36’, Danjuma 89’
GRUPI H
Juventus-Zenit 4-2
Shënues: Dybala 12’, Dybala (pen.) 58’, Chiesa 74’, Morata 82’/ Bonuçi (aut.) 26’, Azmoun 92’
*Malmo-Chelsea 0-1
*Ndeshje e luajtur në orën 18:45
/ oversport.tv