Juventusi pritet të sakrifikojë lojtarë, në garë për yllin serb futet Barcelona

Me situatën jo të mirë në kamp, Juventusi do të detyrohet të sakrifikojë një nga yjet e ekipit. Dusan Vlahovic mund të mbyllë aventurën e tij 1-vjeçare te bardhezinjtë për t’u transferuar në Spanjë.

Siç raporton “Sportmediaset”, në garë për shërbimet e 22-vjeçarit është futur vrullshëm Barcelona. Klubi katalanas kërkon të përfitojë nga situata e Juventusit, të cilët janë gatshëm të shpenzojë shumën e majme prej 80 milionë euro për të përforcuar sulmin.

Megjithatë në garë për Vlahovic nuk është vetëm Barcelona. Chelsea po e ndjek me vëmendje sulmuesin serb. Vlahovic vijon të jetë i dëmtuar që nga Botërori, i cili nuk ka luajtur asnjë minutë në vitin 2023. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook