Juventusi synon të përforcojë sulmin, rikthehet në modë emri i Milik

Largimi në verë i Cristiano Ronaldos ka lënë një gropë të madhe në repartin ofensiv të Juventusit, që as Morata dhe as Kean nuk kanë arritur që ta mbyllin dhe tashmë “zonja e vjetër” është në kërkim të një sulmuesi në merkaton e janarit.

Emrat që kanë qarkulluar në ditët e fundit janë shumë, nga Cavani tek Martial dhe Aubameyang, madje edhe Mauro Icardi, por në orët e fundit ka dalë në skenë edhe emri i Arkadiusz Milik, që ka qenë pranë transferimit në Torino edhe në të shkuarën.

Bardhezinjtë kërkojnë një sulmues ekspert në formë huazimi dhe polaku, që po gjen vështirësi që të zërë vendin e tij si titullar te Marseille, mund të jetë zgjidhja e duhur.

Në janar Juventusi duhet të shesë Arthur, por vlera e kartonit të brazilianit është kthyer në problem. Nëse do të largohej Dejan Kulusevski, atëherë do të ekzistonin fondet për të blerë një sulmues. / Oversport.tv