Juventusi synon yjet e Atalantës, por zikaltërit nuk i lëshojnë lirë “xhevahirët”

Cristiano Giuntoli mund të bëhet drejtori i ri sportiv i Juventusit dhe këtë gjë e konfirmojnë edhe objektivat në merkato të klubit bardhezi. Sipas mediave italiane torinezët synojnë Scalvinin dhe Koopmeiners nga Atalanta, lojtarë që në të shkuarën kanë qenë edhe në orbitën e Napolit.

Mesfushori Teun Koopmeiners një nga objektivat kryesorë të Juventusit për sezonin e ardhshëm, por Atalanta nuk e shet lojtarin për më pak se 35 milionë euro.

Konkurrencë të fortë ka edhe për mbrojtësin Giorgio Scalvini, që ka fituar një fanellë titullari te skuadra zikaltër. 19-vjeçari kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane dhe Atalanta i ka vendosur çmimin: 40 milionë euro. / Oversport.tv

Foto: Atalanta BC News Twitter