Juventusi vuan por nuk i fal pikët, mposht në transfertë Empolin

Një ndeshje e vështirë, por në fund ia del. Juventusi mposht në transfertë Empolin në javën e 27-të të Serie A me rezultatin 3-2. Dygolëshi i Vlahovic ishte vendimtar për “Zonjë e Vjetër”, ndërsa për vendasit u aktivizua nga minuta e parë të tre lojtarët shqiptarë, Bajrami, Asllani e Ismajli.

Pas gjysmë ore lojë, Kean zhbllokoi rezultatin me një koditje me kokë pas një krosimi perfekt nga ana e Adrien Rabiot. Megjithatë, gjithçka u vendos në baraspeshë shtatë minuta më vonë. Një rrëmujë në mbrojtjen e Juventusit u shfrytëzua nga Zurkowski që e çoi topin në rrjetë.

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në avantazh të Juventusit. Dusan Vlahovic kaloi sërish në epërsi Juventusin përpara se gjyqtari kryesor të sinjalizonte fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, do të ishte sërish sulmuesi serb që do të thellonte rezultatin. Ai u gjend i vetëm përballë portierit dhe me një goditje klasi e ndali topin në rrjetë.

La Mantia “trazoi ujrat” për Juventusin dhjetë minuta më vonë. Sulmuesi i hedhur në lojë në pjesën e dytë shënoi golin që e çoi takimin në 3-2, ndërkohë që vlen për t’u përmendur se përpara këtij rasti, Nedim Bajrami u ndal vetëm nga tranversa.

Mesfushori shqiptar mori përsipër një goditje dënimi, por devijimi i topit nga Rabiot e Bonucci e çuan topin në tranversë. Kështu ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2, me Juventusin që del me tre pikë shumë të rëndësishme nga ky takim. “Zonja e Vjetër” ngushton diferencën me ekipet e kreut dhe ngjitet në kuotën e 50 pikëve, shtatë më pak se Milani kryesues. /oversport.tv

SERIE A – Java 27
Empoli-Juventus 2-3
Shënues:
Zurkowski 39’, La Mantia 76’ / Kean 32’, Vlahovic 45+2’, 66’