Nuk ka fitues në sfidën mes Salernitanës dhe Bolognas e cila u mbyll në barazim 2-2. Në kuadër të javës së 27-të të Serie A, skuadrat ndanë nga 1 pikë ku Salernitana nuk arriti dot ta shfrytëzojë në dy raste avantazhin e fituar.
Goli i parë vjen që në minutën e shtatë me Lorenzo Pirolan që çon shifrat në 1-0. Salernitana e nis mirë ndeshjen dhe ka besimin për të dyfishuar gjithçka, por është Ferguson që 4 minuta më vonë kthen baraspeshën.
Me këtë rezultat mbyllet fraksioni i parë i lojës, ndërsa në pjesën e dytë, vendasit gjejnë edhe një herë rrugën e rrjetës. Këtë herë topin në rrjetë e çon Dia që mposht portierin kundërshtar dhe çon rezultatin në 2-1.
Bologna nuk dorëzohet dhe në minutën e 73-të është Lykogiannis që vulos rezultatin final të takimit. Nga një pikë në fund për çdo skuadër me Bolognan që mban vendin e nëntë me 37 pikë, ndërsa nga ana tjetër Salernitana shkon në 27 pikë në vendin e 16-të. /oversport.tv
Foto: US Salernitana 1919, Twitter