“Ka ardhur koha”, ish-mbrojtësi i Interit njofton tërheqjen nga futbolli

“Ka ardhur koha. Për të gjithë ata që kanë bërë tifo për mua shkojnë falënderimet më speciale. Faleminderit shumë futbollit.” Ky ka qenë postimi që Joao Miranda ka bërë në Twitter ku ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.

Ish-mbrojtësi i Interit i cili u aktivizua me zikaltrit prej vitit 2015 deri në vitin 2019 ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e futbollit të luajtur. Miranda tërhiqet kështu në 38-vjeçare.

Përveç Interit, Miranda ka zhvilluar një karrierë të pasur, ku shkëlqeu më së shumti me spanjollët e Atletico Madridit. Ai gjithashtu është aktivizuar me San Paolo dhe Kombëtaren e Brazilit me të cilën ka fituar edhe një Coppa America. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook