Ka çmendur Europën, Interi futet në garë për talentin suedez

Në Suedi tashmë është kthyer në një fenomen. Në merkato është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar. Sulmuesi 16 vjeçar i Kopenhagen, Roony Bardghji po kërkohet nga gjysma e Europës.

I lindur në vitin 2005, suedezi i ka surprizuar të gjithë me talentin e tij të madh. Së fundmi në derën e tij kanë trokitur shumë klube të mëdha që kërkojnë shërbimet e tij. Chelsea dhe Feyenoord në rreshtin e parë, por edhe Ajax, Barcelona dhe Bayern Munich kanë kohë që po e monitorojnë talentin.

Megjithatë, për shërbimet e tij është vënë pas edhe gjiganti italian, Interi. Beppe Marotta po shqyrton mundësinë për të afruar një talent të tillë në kampin zikaltër. Tek Interi kanë nisur sondazhet për 16-vjeçarin dhe sipas mediave italiane, shumë shpejt priten kontaktet e para midis drejtuesve të dy klubeve. Vlera e tij në treg tashmë shkon nga 10 deri në 15 milionë euro. /oversport.tv