Ka harxhuar miliona, Solskjaer pranon presionin: Koha që United të fitojë trofe

Ole Gunnar Solskjaer pranon se shpenzimet prej 400 milion paundësh në merkato e kanë vënë në presion dhe detyra e tij është që të fitojë trofe me Manchester United. Trajneri i “djajve të kuq” ka bërë shpenzime të mëdha, që kur erdhi në krye të skuadrës në dhjetor të 2018, madje gjatë verës së kaluar harxhoi 135 milion paund për të sjellë Jadon Sancho, Raphael Varane dhe Cristiano Ronaldo në “Old Traford”.

Ish-shoku e tij i skuadrës, Gary Neville ka thënë për “Sky” se ka ardhur koha që Manchester United të fitojë trofe, pasi Solskjaer është mbështetur shumë nga drejtuesit.

“Po më kanë mbështetur shumë drejtuesit e klubit. Jam këtu për të fituar, kjo gjë nuk diskutohet. Mendoj se skuadra është rritur dhe përmirësuar, edhe me kontributin e blerjeve të reja. Po punojmë mirë dhe po ecim drejt objektivave tanë. Presioni është një privilegj. Nëse punon në këtë ambient, duhet të mësoshesh me presionin”, ka deklaruar tekniku norvegjez.

Manchester United nuk po kalon një moment të mirë, pasi ka zhgënjyer në ndeshjen e fundit në kampionat si dhe është eleminuar nga Kupa e Ligës. Gjithashtu edhe në Champions këtë sezon e kanë nisur me humbje ndaj Young Boys. “Djajtë e kuq” do të luajnë kundër Villarealit sot në “Old Traford”. /Oversport.tv