Ka luajtur me shumë klube në karrierë, Diamanti tërhiqet nga futbolli i luajtur

Alessandro Diamanti var këpucët në gozhdë në moshën 39-vjeçare. Fantazisti italian ka njoftuar në rrjetet sociale se ndeshja e së shtunës së ardhshme (29 prill) kundër Perth Glory do të jetë sfida e tij e fundit në karrierë, si kapiten i Western United.

Mesfushori vendos të largohet nga futbolli i luajtur pas një karriere të gjatë prej 23 vitesh, që e ka parë të zbresë në fushë me shumë skuadra të ndryshme.

Në Itali Diamanti ka luajtur me fanellën e Prato, Empoli, Fucecchio, Florentia Viola, Albinoleffe, Livorno, Bologna, Brescia, Fiorentina, Atalanta, Palermo dhe Perugia, në Angli me West Ham dhe Watford, në Kinë me Guangzhou dhe së fundi në Australi me Western United.

Mesfushori ka zhvilluar edhe 17 ndeshje me kombëtaren italiane, ku ka arritur të shënojë edhe një gol. / Oversport.tv