Ka nisur numërimi mbrapsht për Lukakun, të mërkurën belgu vishet zikaltër

Në kampin e Interin ka filluar numërimi mbrapsht për Romelu Lukakun. Kthimi i sulmuesit belg në klubin zikaltër është tashmë një fakt dhe mungojnë vetëm disa detaje të vogla për të plotësuar të gjithë tablonë e transferimit.

“Big Rom” pritet që të vijë në Milano të mërkurën për të bërë vizitat mjekësore dhe më pas të hedhë firmon në kontratë. Një ditë më parë se çfarë ishte parashikuar fillimisht nga sulmuesi, që po kalon disa ditë pushimi në brigjet italiane.

29 qershori është dita e Lukakut në Milano. Belgu do të vijë me një avion privat, do kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të shkojë në selinë e Interit për të firmosur zyrtarisht dhe për të nisur aventurën e tij të dytë me fanellën zikaltër. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter