Ka probleme në portë, klubi i Serie A mendon të afrojë Etrit Berishën

Nuk është sezoni më i lehtë për Etrit Berishën që në 16 ndeshjet e këtij edicioni të Serie A nuk është preferuar si titullar nga trajneri i Torinos. Gardiani kuqezi ka qëndruar në stol pasi katërkëndëshi i është besuar trajnerit serb Milinkovic-Savic.

Për këtë arsye, Berisha po shikon për mundësi të tjera ku do të aktivizohej më shumë. Ofertat për të nuk mungojnë dhe një tjetër klub i Serie A ka trokitur në derë për të marrë shërbimet e portierit të Kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Spezian e cila ndodhet në një situatë të keqe me portierit. Përpara startit të Kupës së Botës në Katar, u dëmtua portieri polak Dragowski, ndërsa në sfidën e parë të këtij viti, u dëmtua edhe portieri i dytë, Zoet.

Tashmë ata janë në kërkim të një tjetër portieri dhe Berisha është opsioni i parë për klubin italian. /oversport.tv